Këshilli Drejtues i Shkollës se Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë shpall vakant një vend,  Pedagog i Brendshëm në Shkollën e Magjistraturës.                                                                            

Kandidatët aplikant duhet të paraqesin pranë sekretarisë së Shkollës së Magjistraturës, kërkesën e tyre dhe dokumentat bashkangjitur, brenda datës 31.08.2017.               

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve fitues janë përcaktuar në nenin 264, të Ligjit nr. 115/2016 «Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë », si dhe në aneksin 11 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.

Cdo aplikant duhet të marrë nga sekretaria e Shkollës, numrin e regjistrimit në protokoll të kërkesës për aplikim.

Keshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës

← Kthehu te lista