Klasa –II, Kreu I/1 (VKM nr.234, datë 20.4.2022)

 

1. Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin, si më sipër është: mban çelsat e institucionit, kujdeset për hapjen dhe mbylljen e institucionit, komunikon në hyrje me publikun, përcjell informacionin dhe telefonatat në sektorët përkatës, regjistron në regjistrat përkatës personat hyrës-dalës në institucion.

 

2. Kriteret për aplikim: 

- Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar; 

- Të jetë i/e aftë për punë; 

- Të mos jetë i dënuar penalisht me një vendim gjykate të formës së prerë; 

-Të gëzojë integritet moral dhe profesional dhe të mos jetë marrë ndaj tij/saj, masë disiplinore për cënim të rregullave të etikës; 

 

3. Dokumentacioni i kërkuar për t’u paraqitur: 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet, si më poshtë: 

  1. Kërkesë për pozicionin që po aplikohet; 
  2. Jetëshkrimi;
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
  4. Dëshmi penaliteti;

Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

 

4. Mënyra dhe afatet e dorëzimit:  Kandidatët e interesuar për këtë vend vakant duhet të dorëzojnë dokumentacionin në protokollin e Shkollës së Magjistraturës, adresa: Shkolla e Magjistraturës, Rruga “Ana Komnena”, godina e Polit të Drejtësisë, Tiranë, brenda datës 15.7.2022

 

5. Mënyra e përzgjedhjes: Kanditatët e interesuar, të cilët kanë paraqitur dokumentacionin konform pikës 3 të shpalljes, do të njoftohen me telefon apo email (nëse kanë), për datën dhe orën e zhvillimit të intervistës.

 

← Kthehu te lista