Shkolla e Magjistraturës, më datë 15 maj 2024, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Çasti i kalimit të pronësisë në kontratat që kanë për objekt tjetërsimin e pasurisë, përcaktimi i çastit të kalimit të pronësisë. Çasti i kalimit të pronësisë në kontratën e shitjes, kontratën e furnizimit, kontratën e dhurimit,kontratën e sipërmarrjes".
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Altin Shkurti, Sokol Pina
Qëllimi i këtij trajnimi ishte: Aftësimi i gjyqtarëve për cështjet gjyqësore që kanë të bëjnë me çastin e kalimit të pronësisë dhe rrezikut, sipas përcaktimit të nenit 164 të K.Civil:
- Në lidhje me sendet e përcaktuara individualisht dhe në gjini N. 146 i K.Civil;
- Sendet e paluajtshme nenet 750-756 K.Civil;
- Sendet e aktuale dhe të ardhshme neni 706 i K.Civil;
- Shitja me reserve e pronës (nenet 746 – 749/a të K.Civil).
- Çastin e kalimit të pronësisë në kontrat konsensuale dhe reale;
- Risku në Konventa e Kombeve të Bashkuara për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave (KNSM) 1980 dhe INCOTRMS 2020;
- Çastin e kalimit të pronësisë në kontratën e shkëmbimit;
- Çastin e kalimit të pronësisë në kontratën e dhurimit;
- Çastin e kalimit të pronësisë në kontratën e furnizimit;
- Çasti i kalimit të pronësisë në kontratën e sipërmarrjes.
- Kalimi i rrezikut në humbjes ose shkatërimit të sendit objkt i këtyre kontratave.
Gjatë këtij aktiviteti u diskutuan dhe analizuan:
1- Vështrim i përgjithshëm i çastit të kalimit të pronësisë së sendit dhe rrezikut;
2- Çasti i kalimit të pronësisë dhe rrezikut të kontratën e furnizimit dhe sipërmarrjes;
3- Çastin e kalimit të pronësisë në kontrat konsensuale dhe reale;
4-Çasti i kalimit të pronësisë dhe rrezikut të kontratën e shitjes;
5-Çasti i kalimit të pronësië dhe rrezikut në kontratën e shkëmbimit dhe dhurimit
6-Cili është sistemi i kalimit të pronësisë i pranuar nga legjislacioni ynë?
7-Cila është rëndësia teorike dhe praktike e castit të kalimit të pronësisë së sendit? Cila është rëndësia e kalimit të rrezikut për humbjen ratësisht të sendit?
8-Neni 164 i K.Civil është një dispzitë imperative (urdhëruese) apo lejuese.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë.
