Shkolla e Magjistraturës, më datë 15 maj 2024, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Çasti i kalimit të pronësisë në kontratat që kanë për objekt tjetërsimin e pasurisë, përcaktimi i çastit të kalimit të pronësisë. Çasti i kalimit të pronësisë në kontratën e shitjes, kontratën e furnizimit, kontratën e dhurimit,kontratën e sipërmarrjes".

Ky aktivitet u drejtua nga:

Ekspertë: Altin Shkurti, Sokol Pina

Qëllimi i këtij trajnimi ishte: Aftësimi i gjyqtarëve për cështjet gjyqësore që kanë të bëjnë me çastin e kalimit të pronësisë dhe rrezikut, sipas përcaktimit të nenit 164 të K.Civil:

  • Në lidhje me sendet e përcaktuara individualisht dhe në gjini N. 146 i K.Civil;
  • Sendet e paluajtshme nenet 750-756 K.Civil;
  •  Sendet e aktuale dhe të ardhshme neni 706 i K.Civil;
  • Shitja me reserve e pronës (nenet 746 – 749/a të K.Civil).
  • Çastin e kalimit të pronësisë në kontrat konsensuale dhe reale;
  • Risku në Konventa e Kombeve të Bashkuara për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave (KNSM) 1980 dhe INCOTRMS 2020;
  • Çastin e kalimit të pronësisë në kontratën e shkëmbimit;
  • Çastin e kalimit të pronësisë në kontratën e dhurimit;
  • Çastin e kalimit të pronësisë në kontratën e furnizimit; 
  • Çasti i kalimit të pronësisë në kontratën e sipërmarrjes.
  • Kalimi i rrezikut në humbjes ose shkatërimit të sendit objkt i këtyre kontratave.

Gjatë këtij aktiviteti u diskutuan dhe analizuan: 

1- Vështrim i përgjithshëm i çastit të kalimit të pronësisë së sendit dhe rrezikut;

2- Çasti i kalimit të pronësisë dhe rrezikut të kontratën e furnizimit dhe sipërmarrjes;

3- Çastin e kalimit të pronësisë në kontrat konsensuale dhe reale;

4-Çasti i kalimit të pronësisë dhe rrezikut të kontratën e shitjes;

5-Çasti i kalimit  të pronësië dhe rrezikut në kontratën e shkëmbimit dhe dhurimit

6-Cili është sistemi i kalimit të pronësisë i pranuar nga legjislacioni ynë?

7-Cila është rëndësia teorike dhe praktike e castit të kalimit të pronësisë së sendit? Cila është  rëndësia e kalimit të rrezikut për humbjen ratësisht të sendit?

8-Neni 164 i K.Civil është një dispzitë imperative (urdhëruese) apo lejuese. 

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë.

← Kthehu te lista