Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë
29 Mars 2023 aktivitetin me temë: “Rishikimi i vendimit gjyqësor në procesin civil. Praktika gjyqësore lidhur me gjykatën kompetente pas ndryshimeve sipas ligjit nr. 38/2017. Raporti që krijohet me parimin kushtetues të sigurisë juridike”
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
Ekspertë ShM:
Vangjel Kosta
Artur Kalaja
Lehtësues:
Enisa Shahini
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:
- Rishikimi i vendimeve gjyqësore, karakteristika të përgjithshme si një mjet ankimi i jashtëzakonshëm
- Legjitimimi, afati i paraqitjes së kërkesës së rishikimit
- Risitë e Ligjit Nr. 38/ 2017 lidhur me kompetencën lëndore në shqyrtimin e Kërkesës për rishikim
- Dallimet nga “mjetet e zakonshme te ankimit”
- Pas perfundimit te “gjykimit ne menyre perfundimtare”- kuptimi
- Ankimi kundershton menyren e gjykimit, Rishikimi niset nga prezumimi se “gjykimi ka qene sipas ligjit ne rrethanat e gjykimit”
- Vetem ndaj “vendimeve te formes se prere”- kuptimi
- A mund te ushtrohet nje mjet i jashtezakonshem ankimi ende pa ezauruar mjetet e zakonshme te ankimit?
- Po ne rastet kur nuk eshte ushtruar ankim i zakonshem ( ka marre forme te prere vendimi i shkalles se pare a mund te ushtrohet Kerkese per Rishikim?
- Dallimi “rrethana te reja” & “prova te reja”
- Dallimi i faktit kundrejt proves ( Nenet 7 & 11)
