Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 

29 Mars 2023 aktivitetin me temë: “Rishikimi i vendimit gjyqësor në procesin civil. Praktika gjyqësore lidhur me gjykatën kompetente pas ndryshimeve sipas ligjit nr. 38/2017. Raporti që krijohet me parimin kushtetues të sigurisë juridike”

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspertë ShM:

Vangjel Kosta

Artur Kalaja

Lehtësues:

Enisa Shahini

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Rishikimi i vendimeve gjyqësore, karakteristika të përgjithshme si një mjet ankimi i jashtëzakonshëm
  • Legjitimimi, afati i paraqitjes së kërkesës së rishikimit
  • Risitë e Ligjit Nr. 38/ 2017 lidhur me kompetencën lëndore në shqyrtimin e Kërkesës për rishikim
  • Dallimet nga “mjetet e zakonshme te ankimit”
  • Pas perfundimit te “gjykimit ne menyre perfundimtare”- kuptimi
  • Ankimi kundershton menyren e gjykimit, Rishikimi niset nga prezumimi se “gjykimi ka qene sipas ligjit ne rrethanat e gjykimit”
  • Vetem ndaj “vendimeve te formes se prere”- kuptimi
  • A mund te ushtrohet nje mjet i jashtezakonshem ankimi ende pa ezauruar mjetet e zakonshme te ankimit?
  • Po ne rastet kur nuk eshte ushtruar ankim i zakonshem ( ka marre forme te prere vendimi i shkalles se pare a mund te ushtrohet Kerkese per Rishikim?
  • Dallimi “rrethana te reja” & “prova te reja”
  • Dallimi i faktit kundrejt proves ( Nenet 7 & 11)

Quiz: https://egg.al/quiz/qsm_quiz/trajnim29mars/

← Kthehu te lista