Shkolla e Magjistraturës, më datë 10 maj 2024, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Shpronësimi si kufizim i të drejtës së pronësisë për një interes publik. Shpronësimi formal dhe shpronësimi faktit. Problematikat e hasura në praktikë si pasojë e ndryshimeve të shpeshta të akteve normative mbi vlerat e kompensimit. E drejta e padisë në këto gjykime dhe afatit i parashkrimit të padisë. Problematikat e hasura në praktikën gjyqësore”.

Ky aktivitet u drejtua nga:

Ekspertë: Mariana Semini-Tutulani, Arbena Ahmeti

Qëllimi i këtij trajnimi ishte: Përcjellja e praktikës gjyqësore të Gjykatës së Lartë, e  Gjykatës Kushtetuese dhe e GJEDNJ-së për raste gjyqësore, së fundmi për procedurat shpronësuese brenda standarteve kushtetuese dhe konventore. Rregullimet ligjore pas ndryshimeve të pësuara në vitin 2020 në ligjin e posacëm për shpronësimet dhe koordinimi midis disa rregullimeve për procesin e regjistrimit të të drejtave të pronës. 

 

Gjatë këtij aktiviteti u diskutuan dhe analizuan: 

  1. Konkurrimi i së drejtës së pronës, shpronësimi dhe balanca e drejtë e interesave në këndvështrimin e nenit 1 të Protokollit 1 dhe të Kodit Civil Jurisprudenca e GJEDNJ-së;
  2.  të kuptojmë dhe zbatojmë tre rregullat e nenit 1, Prot. 1;
  3. lidhja e nenit 1, Protokolli 1 me shpronësimin për interes publik. Kujdesi i duhur institucional për të ruajtur balancën e drejtë të interesave; 
  4. posedimi dhe gëzimi i qetë i pronës dhe kufizimi i saj për interes publik;
  5. njohja, fitimi, humbja dhe mbrojtja e pronësisë;
  6. jurisprudenca e Gjykatë së Lartë, e Gjykatës Kushtetuese dhe e GJEDNJ-së lidhur me shpronësimet dhe të drejtën e pronësisë;
  7. elementët ligjorë, autoritet shtetërore përgjegjës, si dhe procedurat ligjore për realizimin e shpronësimit, sipas standarteve më të mira. Kufizime të tjera të të drejtave të pronësisë sipas ligjeve të posacme;
  8. ankimi gjyqësor për masën e shpërblimit të pronës objekt shpronësimi dhe praktika gjyqësore;
  9. prezantimi i nevojës për kalimin në njësim të praktikës gjyqësore, në lidhje me afatin e paraqitjes së padisë administrative në rastin e realizimit të procedurave shpronësuese.

 

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe këshilltarë ligjor të Republikës së Shqipërisë.

← Back to list