Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 16 Janar 2023 aktivitetin me temë “Fillimi kryesisht i procedimit penal dhe pavarësia e prokurorit. Kuadri ligjor. Rastet dhe procedura që ndiqet për regjistrimin e procedimit kryesisht. Standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare”.
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
Ekspertë ShM:
Arben Rakipi
Lehtësues ShM:
Ervin Sulaj
Andi Pogaçe
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:
- Pritshmëria ndaj hetimit kryesisht
- Mënyrat e fillimit të çështjes penale
- Parimi që udhëheq hetimin kryesisht
- Metodika e hetimit
- Vlera e provave të marra nga media
- Raste të jurisprudencës dhe GJEDNJ
Metodologjia e këtij aktiviteti bazohet në ndërthurjen e elementëve teorikë me rastet praktike.
Disa nga pyetjet e trajtuara përgjatë këtij seminari janë:
- Cili është diskrecioni i prokurorit në fillimin e çështjes penale, a ka ai diskrecion në regjistrimin apo jo të një vepre penale për të cilën merr dijeni kryesisht?
- Cilat janë burimet e lejuara të informacionit nga të cilat ai mund të marrë dijeni mbi faktin penal?
- A duhet të jenë të administruara apo të përmendura në fashikullin e hetimit burimet e njoftimit mbi faktin penal kur ai fillon kryesisht?
- A mund të kërkojë prokurori apo opgj informacion mbi dyshimin e ndodhjes së një fakti penal nga një subjekt privat apo publik, si fazë para përgatitore për regjistrimin e çështjes penale?
- A mund të fillojë ai hetimin penal për një fakt penal që ka qenë dëshmitar vetë? Po nëse në ndodhjen e një fakti penal ka asistuar një apo disa prej familjarëve të tij?
- A përbën kompetenca territoriale apo ajo lëndore kusht ndalues apo me pasoja për fillimin kryesisht të hetimit penal?
Kuic: https://cutt.ly/Q21XNGS
