Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 16 Janar 2023 aktivitetin me temë “Fillimi kryesisht i procedimit penal dhe pavarësia e prokurorit. Kuadri ligjor. Rastet dhe procedura që ndiqet për regjistrimin e procedimit kryesisht. Standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare”.

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspertë ShM:

Arben Rakipi

Lehtësues ShM:

Ervin Sulaj

Andi Pogaçe

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Pritshmëria ndaj hetimit kryesisht
  • Mënyrat e fillimit të çështjes penale
  • Parimi që udhëheq hetimin kryesisht
  • Metodika e hetimit
  • Vlera e provave të marra nga media
  • Raste të jurisprudencës dhe  GJEDNJ

 

Metodologjia e këtij aktiviteti bazohet në ndërthurjen e elementëve teorikë me rastet praktike.

Disa nga pyetjet e trajtuara përgjatë këtij seminari janë:

  • Cili është diskrecioni i prokurorit në fillimin e çështjes penale, a ka ai diskrecion në regjistrimin apo jo të një vepre penale për të cilën merr dijeni kryesisht?
  • Cilat janë burimet e lejuara të informacionit nga të cilat ai mund të marrë dijeni mbi faktin penal?
  • A duhet të jenë të administruara apo të përmendura në fashikullin e hetimit burimet e njoftimit mbi faktin penal kur ai fillon kryesisht?
  • A mund të kërkojë prokurori apo opgj informacion mbi dyshimin e ndodhjes së një fakti penal nga një subjekt privat apo publik, si fazë para përgatitore për regjistrimin e çështjes penale?
  • A mund të fillojë ai hetimin penal për një fakt penal që ka qenë dëshmitar vetë? Po nëse në ndodhjen e një fakti penal ka asistuar një apo disa prej familjarëve të tij? 
  • A përbën kompetenca territoriale apo ajo lëndore kusht ndalues apo me pasoja për fillimin kryesisht të hetimit penal?

 

Kuic: https://cutt.ly/Q21XNGS 

 

← Kthehu te lista