Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 8 - 9  Shkurt 2023 aktivitetin me temë 

“Regjimi juridik i tokës dhe ndërtimet pa leje (dita I). 

Veprat penale që cenojnë sigurinë ushqimore (dita II). 

Marrëdhënia e prokurorit me entet kontrolluese përkatëse si segment i policisë gjyqësore”

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspertë ShM:

Anita Jella

Lehtësues ShM:

Sonila Domi

Odeta Todorushi

Ekspertë IKMT (dita 1)

Dorian Leskoviku

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

Dita I

  • Cilat janë karakteristikat e këtyre veprave penale 
  • Pse lindi nevoja për ndryshime në vitin 2020?
  • A është vepra penale e parashikuar nga neni 199/a krim vazhdues apo personi do të procedohet për çdo veprim të paligjshëm të kryer mbi objektin e paligjshëm në periudha të ndryshme kohore.
  • Cfarë do të kuptojnë në aplikimin në praktik të termit të përdorur nga dispozita “në shkelje të rëndë të lejes”. Kush vlerësohet shkelje e rëndë. po “në kushtet e një lejeje të shfuqizuar”.
  • Cfarë kuptojmë më pasojë të rene si forme të anës objektive të kësaj vepre penale?
  • Në përfundim të gjykimit,a mund të aplikohet neni 36 i Kodit Penal?

Dita II

  • Cilat janë karakteristikat e këtyre veprave penale 
  • Pse lindi nevoja për ndryshime në vitin 2019?
  • Cfarë do të kuptojmë në aplikimin në praktik të termit të përdorur nga dispozita “që rrezikojnë shëndetin ose jetën e njerëzve,”.
  • Cili është dallimi mes veprave penale të parashikuara nga neni 288 dhe 288/a i kodit penal?

            

Quiz: https://cutt.ly/M3lY1kN

← Back to list