
Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 8 - 9 Shkurt 2023 aktivitetin me temë
“Regjimi juridik i tokës dhe ndërtimet pa leje (dita I).
Veprat penale që cenojnë sigurinë ushqimore (dita II).
Marrëdhënia e prokurorit me entet kontrolluese përkatëse si segment i policisë gjyqësore”
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
Ekspertë ShM:
Anita Jella
Lehtësues ShM:
Sonila Domi
Odeta Todorushi
Ekspertë IKMT (dita 1)
Dorian Leskoviku
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:
Dita I
- Cilat janë karakteristikat e këtyre veprave penale
- Pse lindi nevoja për ndryshime në vitin 2020?
- A është vepra penale e parashikuar nga neni 199/a krim vazhdues apo personi do të procedohet për çdo veprim të paligjshëm të kryer mbi objektin e paligjshëm në periudha të ndryshme kohore.
- Cfarë do të kuptojnë në aplikimin në praktik të termit të përdorur nga dispozita “në shkelje të rëndë të lejes”. Kush vlerësohet shkelje e rëndë. po “në kushtet e një lejeje të shfuqizuar”.
- Cfarë kuptojmë më pasojë të rene si forme të anës objektive të kësaj vepre penale?
- Në përfundim të gjykimit,a mund të aplikohet neni 36 i Kodit Penal?
Dita II
- Cilat janë karakteristikat e këtyre veprave penale
- Pse lindi nevoja për ndryshime në vitin 2019?
- Cfarë do të kuptojmë në aplikimin në praktik të termit të përdorur nga dispozita “që rrezikojnë shëndetin ose jetën e njerëzve,”.
- Cili është dallimi mes veprave penale të parashikuara nga neni 288 dhe 288/a i kodit penal?
Kuic: https://cutt.ly/M3lY1kN




