Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizoi në datë 

24 Tetor 2023 aktivitetin trajnues me temë: 

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet legjislacionit penal dhe praktika gjyqësore përkatëse. Kuptimi I veprave penale te reja kunder mjedisit. Vecorite metodike te hetimit dhe ndjekjes penale te veprave ne kete fushe. Standartet dhe praktikat e mira europiane Roli i acquis të BE dhe i Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian për Mbrojtjen e Mjedisit përmes Ligjit Penal

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

  • Z. Darjel Sina, ekspert.
  • Znj. Elvana Çiçolli, eksperte
  • Znj. Lorena Çabej, Lehtësuese

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  1. Parimet e legjislacionit mjedisor;
  2. Pasojat e krimit mjedisor;
  3. Kuadri ligjor penal në mbrojtje të mjedisit;
  4. Aktet ndërkombëtare dhe aktet ndërkombëtare të ratifikuara;
  5. CITES-Konventa për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Florës dhe Faunës së Egër;
  6. Konventa e Barcelonës- Konventa për ruajtjen e Mjedisit Detar dhe Rajoneve Bregdetare të Mesdheut;
  7. Konventa për ruajtjen e specieve shtegtarë (Konventa e Bonit);
  8. Konventa për Diversitetin Biologjik;
  9. Marrëveshja Kuadër e OKB për Ndryshimet Klimatike- synon stabilizimin e përqëndrimeve të gazrave serrë në atmosferë në një nivel që do të parandalonte ndërhyrjet e rrezikshme antropogjene në sistemin klimatik.;
  10. Konventa e OKB për Luftën ndaj Shkretëtirëzimit (Konventa e Roterdamit);
  11. Marrëveshja për ruajtjen e shpendëve të Ujit Migratorë Euroaziatikë;
  12. Protokolli i Kartagjenës për Biosigurinë etj;
  13. Konventa e Aarhusit;
  14. Praktikë gjyqësore;
  15. Diskutime.

← Back to list