
Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizoi në datë
24 Tetor 2023 aktivitetin trajnues me temë:
Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet legjislacionit penal dhe praktika gjyqësore përkatëse. Kuptimi I veprave penale te reja kunder mjedisit. Vecorite metodike te hetimit dhe ndjekjes penale te veprave ne kete fushe. Standartet dhe praktikat e mira europiane Roli i acquis të BE dhe i Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian për Mbrojtjen e Mjedisit përmes Ligjit Penal
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
- Z. Darjel Sina, ekspert.
- Znj. Elvana Çiçolli, eksperte
- Znj. Lorena Çabej, Lehtësuese
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:
- Parimet e legjislacionit mjedisor;
- Pasojat e krimit mjedisor;
- Kuadri ligjor penal në mbrojtje të mjedisit;
- Aktet ndërkombëtare dhe aktet ndërkombëtare të ratifikuara;
- CITES-Konventa për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Florës dhe Faunës së Egër;
- Konventa e Barcelonës- Konventa për ruajtjen e Mjedisit Detar dhe Rajoneve Bregdetare të Mesdheut;
- Konventa për ruajtjen e specieve shtegtarë (Konventa e Bonit);
- Konventa për Diversitetin Biologjik;
- Marrëveshja Kuadër e OKB për Ndryshimet Klimatike- synon stabilizimin e përqëndrimeve të gazrave serrë në atmosferë në një nivel që do të parandalonte ndërhyrjet e rrezikshme antropogjene në sistemin klimatik.;
- Konventa e OKB për Luftën ndaj Shkretëtirëzimit (Konventa e Roterdamit);
- Marrëveshja për ruajtjen e shpendëve të Ujit Migratorë Euroaziatikë;
- Protokolli i Kartagjenës për Biosigurinë etj;
- Konventa e Aarhusit;
- Praktikë gjyqësore;
- Diskutime.


