Shkolla e Magjistraturës zhvilloi, më datë 3 nëntor 2026, aktivitetin trajnues me temë “Programi i mentorimit në Shkollën e Magjistraturës: Trajnimi i mentorëve avokatë të shtetit”, në ambientet e Shkollës së Magjistraturës në Tiranë.
Aktiviteti u drejtua nga:
Ekspert:
Z. Sokol Berberi, pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës dhe Përgjegjës i Programit të Formimit Fillestar.
Z. Sokol Berberi, pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës dhe Përgjegjës i Programit të Formimit Fillestar.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte trajtimi i sfidave që hasen në zbatimin e programit të mentorimit, prezantimi i ndryshimeve të parashikuara dhe përqendrimi te përgatitja e mentorëve të avokatëve të shtetit për vitin akademik 2026-2027.
Metodologjia e trajnimit u bazua në kombinimin e prezantimeve tematike, diskutimeve të orientuara dhe ushtrimeve praktike.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan këto tema:
- Programi i mentorimit për avokatët e shtetit për vitin akademik 2026-2027: sfidat e hasura në praktikë;
- Avokatët e shtetit në rolin e mentorit dhe të vlerësuesit: harmonizimi i këtyre roleve në funksion të zhvillimit të kompetencave dhe arritjes së objektivave të programit të mentorimit;
- Vlerësimi i kandidatëve në programin e mentorimit: vlerësimi si instrument motivimi dhe orientimi për zhvillimin e kompetencave, objektiviteti në procesin e vlerësimit dhe praktikat më të mira.
