Shkolla e Magjistraturës zhvilloi më datë 9 nëntor 2026 aktivitetin trajnues me temë “Titujt ekzekutivë, llojet e akteve të parashikuara nga ligji, praktika gjyqësore”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Vangjel Kosta, Elona Toro
Lehtësues: Ejona Lazellari
Mekanizmat kryesorë objekt i këtij aktiviteti trainues do të jenë rëndësia e e njohjes së konceptit të Titulllit Ekzekutiv si dhe roli i gjykatës në vlerësimin e tij në varësi të fazës së gjykimit.
Metodologjia e trajnimit u realizua nëpërmjet prezantimit të koncepteve teorike i ndërthurur me raste të jurisprudencës, si dhe me ushtrime për pjesëmarrësit.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
Koncepti thelbësor i Titullit të Ekzekutimit si “detyrim për t’u përmbushur forcërisht”;
Llojet e detyrimeve të cilat sipas Ligjit formësojnë cilësinë e Titullit Ekzekutiv. Vështrim krahasues me legjislacionin dhe praktikën euroëpiane;
Praktikë gjyqësore;
Probleme që lidhen me vlerësimin e titujve.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë të juridiksioneve të ndryshme të Republikës së Shqipërisë, përmbarues gjyqësorë shtetërorë si dhe avokat shteti.

