
Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizoi në datë
23 Tetor 2023 aktivitetin trajnues me temë:
Marrëdhëniet juridike të punës që rregullohen me ligj të veçantë. Problemet në praktikën gjyqësore lidhur me legjitimimin pasiv, lidhur me kompetencën lëndore për gjykimin e këtyre mosmarrëveshjeve. Problemet e hasura në praktikën gjyqësore
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
- Z. Gentian Medja, ekspert.
- Z. Sokol Ibi, ekspert.
- Z. Mirjan Mustafaj, Lehtësues
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:
- Individualizimi i gjykatës kompetente në lidhje me mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës në këndvështrim të praktikes nomofilatike dhe zhvilluese të Gjykatës së Lartë.
- Problematika të praktikës gjyqësore në lidhje me individualizimin e gjykatës kompetente në fushën e marrëdhënieve të punës.
- Legjitimimi aktiv dhe pasiv në lidhje me mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës. Legjitimimi aktiv në lidhje me trashëgimtaret e punëmarrësit etj.
- Diskutime.


