Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizoi në datë 

23 Tetor 2023 aktivitetin trajnues me temë: 

Marrëdhëniet juridike të punës që rregullohen me ligj të veçantë. Problemet në praktikën gjyqësore lidhur me legjitimimin pasiv, lidhur me kompetencën lëndore për gjykimin e këtyre mosmarrëveshjeve. Problemet e hasura në praktikën gjyqësore

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

  • Z. Gentian Medja, ekspert.
  • Z. Sokol Ibi, ekspert.
  • Z. Mirjan Mustafaj, Lehtësues

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  1. Individualizimi i gjykatës kompetente në lidhje me mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës në këndvështrim të praktikes nomofilatike dhe zhvilluese të Gjykatës së Lartë.
  2. Problematika të praktikës gjyqësore në lidhje me individualizimin e gjykatës kompetente në fushën e marrëdhënieve të punës.
  3. Legjitimimi aktiv dhe pasiv në lidhje me mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës. Legjitimimi aktiv në lidhje me trashëgimtaret e punëmarrësit etj.
  4. Diskutime.

← Kthehu te lista