Shkolla e Magjistraturës 

Më datë 5 dhjetor 2019 u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Kandidatëve për magjistratë, me rend dite:

-          Votimin për përzgjedhjen e kryetarit të Asamblesë së kandidatëve për magjistratë, nga radhët e kandidatëve për magjistratë;

-          Votimin për përzgjedhjen e kandidatit magjistrat si anëtar të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës;

-          Votimin për përzgjedhjen e kandidatëve magjistrat si anëtar në Komisionin Disiplinor.

Pas zhvillimit të procesit të votimit, për vendet vakante,

-          u përzgjodh kryetar i Asamblesë së Kandidatëve për magjistratë:

 Z. Klarent Demiri, kandidat për magjistrat i vitit të parë

-          u përzgjodh anëtar i Këshillit Drejtues nga radhët e kandidatëve për magjistratë:

 Z. Ledio Sali, kandidat për magjistrat

-          u përzgjodhën si anëtarë të Komisionit Disiplinor nga radhët e kandidatëve për magjistratë:

Z. Denis Hyka kandidat për magjistrat i vitit të parë

Z. Eni Çulli kandidat për magjistrat i vitit të parë

← Back to list