
Shkolla e Magjistraturës
Më datë 5 dhjetor 2019 u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Kandidatëve për magjistratë, me rend dite:
- Votimin për përzgjedhjen e kryetarit të Asamblesë së kandidatëve për magjistratë, nga radhët e kandidatëve për magjistratë;
- Votimin për përzgjedhjen e kandidatit magjistrat si anëtar të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës;
- Votimin për përzgjedhjen e kandidatëve magjistrat si anëtar në Komisionin Disiplinor.
Pas zhvillimit të procesit të votimit, për vendet vakante,
- u përzgjodh kryetar i Asamblesë së Kandidatëve për magjistratë:
Z. Klarent Demiri, kandidat për magjistrat i vitit të parë
- u përzgjodh anëtar i Këshillit Drejtues nga radhët e kandidatëve për magjistratë:
Z. Ledio Sali, kandidat për magjistrat
- u përzgjodhën si anëtarë të Komisionit Disiplinor nga radhët e kandidatëve për magjistratë:
Z. Denis Hyka kandidat për magjistrat i vitit të parë
Z. Eni Çulli kandidat për magjistrat i vitit të parë
