
Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 7 Shkurt 2023 aktivitetin me temë “Problematikat që lidhen me bashkëpronësinë e familjes bujqësore, legjitimiteti i përfaqësimit të kryefamiljarit dhe anëtarëve në veprimet juridike. Ndikimet e rritjes apo zvogëlimit të familjes në pronën në bashkëpronësi dhe natyra e pjesëtimit të saj.”
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
Ekspertë ShM:
Mariana Semini
Markelian Koça
Lehtësues ShM:
Artur Prenga
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:
- Cilat janë karakteristikat e regjimit juridik të tokës bujqësore sipas Ligjit “Për tokën”? Deri në cilat raporte juridike shtrihet e drejta e Kryetarit të familjes bujqësore për të përfaqësuar këtë të fundit në marrëdhëniet pasurore me të tretët? AMTP-ja a përbën titull pronësie?
- Deri në cilat marrëdhënie juridike mund të veprojë kryefamiljari në zbatim të Ligjit “Për tokën?
- Cila është ndërgjyqësia pasive në paditë me objekt deklarimin e pavlefshmërisë së AMTP, të ngritura nga KVTP pranë Prefektit të Qarkut?
- Cilat janë karakteristikat e bashkëpronësisë midis anëtarëve të familjes bujqësore sipas Kodit Civil të RSH?
- Cilat janë pasojat e ndryshimeve të përbërjes familjare për formimin e ndërgjyqësisë pasive në paditë e mësipërme?
- I mituri i lindur pas vitit 1991, a është anëtar i familjes bujqësore sipas Ligjit “Për tokën? Disponimi mbi kërkesat në të cilat kërkohet autorizim për tjetërsimin e pasurisë të familjes bujqësore të fituar sipas Ligjit “Për tokën” për të miturit e lindur pas vitit 1991?
Objektivi kryesor i trajnimit eshte të identifikohen problematikat praktika gjyqësore në lidhje me bashkëpronësinë e familjes bujqësore, me qëllim që të arrihen në zgjidhje të njëjta të tyre.
Gjate ketij seminari trajtohet statusi ligjor i familjes bujqësore dhe fakti që ajo nuk gëzon personalitet juridik si subjekt i posacëm i së drejtës civile. Po ashtu, do të trajtohet roli i kryefamiljarit në raport me anëtarët e familjes bujqësore, si dhe ndryshimet e numrit të anëtarëve si rezultat i lindjeve, martesave, etj.
Quiz: https://cutt.ly/D3aQ5J4



