AKTIVITET TRAJNUES

“Zbatimi korrekt i Marrëveshjes për Transferimin e Personave të Dënuar nga Mbretëria e Madhe në Shqipëri”

Shkolla e Magjistraturës, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, do të organizojë disa seminare trajnimi 1-ditore, në lidhje me Zbatimin e Marrëveshjes për Transferimin e Personave të Dënuar nga Mbretëria e Madhe në Shqipëri. Seminaret do të zhvillohen më 17 maj në Shëngjin, 20 maj në Tiranë, 23 maj në Vlorë dhe 24 maj në Pogradec. Ekspertët pjesëmarrës në këto aktivitete trajnuese janë ekspertët: Amarildo Laçi, Henrik Ligori dhe Sandër Simoni.

 

Qëllimet e trajnimit: 

  1. Prezantimi i magjistratëve në detyrë me Marrëveshjen e lidhur ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Shqipërisë.
  2. Interpretimi i saktë i tabelës shoqëruese të Marrëveshjes.
  3. Përshtatja konkrete e dënimeve të dhëna në MB.

 

Gjatë aktiviteteve:  

  • Pjesëmarrësit u familjarizuan me marrëveshjen dhe më konkretisht u trajtuan:
  • Problematikat që ka sjellë marrëveshja gjatë zbatimit të saj në praktikën gjyqësore;
  • Zbatimi i marrëveshjes dhe përshtatja e dënimit (jo konvertimi), vështirësitë dhe interpretimi i tabelës (shoqëruese të marrëveshjes);
  • Përfitimet e Shqipërisë nga vendimet gjyqësore të dhëna në Mbretërinë e Bashkuar;
  • Si realizohet përshtatja konkretisht e dënimeve me burgim të përjetshëm nga Mbretëria e Bashkuar në përputhje me Marrëveshjen dhe legjislacionin shqiptar. 

 

Në aktivitetet trajnuese u përdorën metoda të kombinuara të prezantimit me power point, diskutimet e pyetjeve, prezantim shembujsh praktikë, etj. Në këto aktivitete do të marrin pjesë magjistratë në detyrë të rretheve gjyqësore të ndryshme në vend.

 

Shëngjin, 17.05.2024

Tiranë, 20.05.2024

Vlorë, 23.05.2024

Pogradec, 24.05.2024

← Kthehu te lista