Në kuadër të bashkëpunimit me ekspertin ndërkombëtar të komunikimit jo verbal, z. Mark Evan Segal, Shkolla e Magjistraturës më datë 16 tetor 2023, organizoi trajnimin me tematikë “Aftësitë e komunikimit jo verbal për gjyqtarët”, në Tiranë. 

Ky trajnim i veçantë në llojin e tij, u ofrua nga z. Mark Segal, konsulent ligjor ndërkombëtar, me origjinë nga Filadelfia, SHBA, i specializuar në rritjen e kualifikimeve profesionale të profesionistëve ligjorë, duke përfshirë organizimin dhe kryerjen e qindra sesioneve trajnuese për mijëra gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë në shumë vende.

Në këtë trajnim ndër të tjera u trajtuan:

  • Origjina dhe rëndësia e përgjithshme e komunikimit jo verbal
  • Elementet kyçe të komunikimit jo verbal
  • Rëndësia e komunikimit jo verbal për Gjyqtarët
  • Përdorimi i komunikimit jo verbal
  • Të lexuarit e komunikimit jo verbal
  • Sinkronizimi dhe pasqyrimi
  • Lidershipi

← Kthehu te lista