Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizoi në datë 22 Janar 2024 aktivitetin trajnues me temë: 

“Hetimi financiar i veprave në fushën e trafikimit, mbledhja e provave për dëmin që ka pësuar viktima e trafikimit nga shfrytëzimi i viktimës, ngrirja e pasurive dhe mbështetja e pretendimeve për kompensim të viktimave".

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhej nga:

Ekspert: Z. Arqilea Koça

Lehtësuese: Zj. Ervisa Hyka

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues është prezantimi i kuadrit normativ ndërkombetar dhe te brendshëm shqiptar i hetimit financiar të veprave në fushën e trafikimit. Pengesat dhe problematikat ne zbatimin praktik te kompesimit te viktimave te trafikimit.   

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Legjislacioni shqiptar në lidhje me të drejtat e viktimave për shpërblimin e demit;
  • Konventa evropiane për kompensimin e viktimave të krimeve të dhunshme (ECCVVC);
  • E drejta e viktimës për të kërkuar shpërblimin e dëmit material e moral në procesin Civil;
  • Mjetet alternative për kompensimin. Roli i shoqërisë civile. Ndihma Ligjore Falas;
  • Mbështetja e OJF-VE, që trajtojnë viktimat e trafikimit nga fondi i posaçëm dhe përdorimi social i disa pasurive të konfiskuara si pjesë e mirëadministrimit të pasurive nga aktiviteti i AAPSK;
  • Krijimi i fondit të posaçëm me pasuritë e konfiskuara, i cili ka për qëllim parandalimin e kriminalitetit dhe edukimin ligjor, si dhe nxitjen e programeve sociale për këto kategori;
  • Probleme në praktikë të zbatimit të legjislacionit për kërkimin e dëmit.

← Kthehu te lista