Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 

15 Qershor aktivitetin me temë: 

“Kundërshtimi i veprimeve përmbarimore, problemet e lidhura me kompetencën lëndore, afatin e kundërshtimit, pasojat e anulimit të veprimeve.”

 

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspertë ShM:

Dashamir Kore

Flutura Kola Tafaj

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Kuadri ligjor shqiptar për kundërshtimin e veprimeve të përmbaruesit gjyqësor. Ndryshimet e pësuara ndër vite dhe qëllimi i tyre. Pozita sui generis e Përmbaruesit gjyqësor në këtë procedurë.
  • Forma e aktit procedural që inicion procesin: Kërkesë ankimore vs. Kërkesë padi.
  • Analizë e Vendimit Njëhsues Nr. 392 datë 26.10.2022 – afati i ankimit. 
  • Trajtimi i kompetencës lëndore dhe tokësore (dhe ekskluzive) në cështjet e kundërshtimit të veprimeve të përmbaruesit gjyqësor. 
  • Pasojat e anullimit të veprimeve të përmbaruesit gjyqësor.   

← Kthehu te lista