Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 

18 Tetor 2023 aktivitetin trajnues me temë: 

Trajnim i lehtësuesve të rinj të PFV-së për metodat ndërvepruese në zhvillimin e trajnimit.

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

  • Znj. Arta Mandro, eksperte.
  • Z. Sokol Berberi, ekspert.

Qëllimi i këtij aktiviteti trajnues është njohja e lehtësuesve të rinj mbi metodat ndërvepruese në zhvillimin e trajnimit.

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Ushtrim për thyerjen e akullit (icebreaker).
  • Diskutime, shembuj konkretë për metodat ndërvepruese në procesin e të mësuarit për të rriturit;
  • Rolet e trajnerit në përgatitjen dhe zhvillimin e sesioneve trajnuese për magjistratët sipas metodave ndërvepruese dhe aktive;
  • Ushtrim praktik mbi hartimin e objektivave të trajnimit dhe përzgjedhjen e metodave ndërvepruese në trajnimet konkrete;
  • Avantazhet dhe disavantazhet në përdorimin e një metode specifike në zhvillimin e trajnimeve, konteksti shqiptar, problematikat dhe sfidat.

← Kthehu te lista