Shkolla e Magjistraturës, zhvilloi më datë 28 tetor 2026 aktivitetin trajnues me temë “Problematika që lidhet me procesin e njohjes dhe kompensimit të pronave të ish-pronarëve dhe garancitë kushtetuese të së drejtës së pronës”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Marsida Xhaferllari, Markelian Koça
Lehtësues: Amarilda Sulaj
Qëllimi i këtij trajnimi është thellimi dhe përditësimi i njohurive doktrinare dhe jurisprudenciale mbi standardet kushtetuese dhe konventore të së drejtës së pronës në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave, si dhe zhvillimi i aftësive analitike dhe profesionale të pjesëmarrësve, përmes analizës dhe diskutimit të çështjeve të diskutueshme, me synim identifikimin e zgjidhjeve juridike më të drejta dhe të argumentuar.
Metodologjia e trajnimit do të realizohet nëpërmjet prezantimit të koncepteve teorike i ndërthurur me raste të jurisprudencës, si dhe me ushtrime për pjesëmarrësit. Vendimet ndër vite për çështjet e kthimit dhe kompensimit të pronës të dhëna nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe GJEDNJ.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
Standardet kushtetuese për mbrojtjen e të drejtës së pronës në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Kriteret e kufizimit të së drejtës së pronës, shpërblimi i drejtë dhe mjetet mbrojtëse në dispozicion. Shpërblimi i drejtë. Ndarja e juridiksionit kushtetues nga ai gjyqësor.
Procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave në Shqipëri.
Roli dhe efektiviteti i sistemit gjyqësor në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave
Diskutim përmes shembujve për procedurën administrative dhe gjyqësore. Punë në grupe për diskutimin e rasteve praktike. Paraqitje dhe diskutime të rasteve në panel.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë të juridiksioneve të ndryshme të Republikës së Shqipërisë.

