Shkolla e Magjistraturës, zhvilloi më datë 15 tetor 2026 aktivitetin trajnues me temë: “Trajnim i Trajnerëve: Metodologjia e zhvillimit të aktiviteteve trajnuese”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë:

Z. Sokol Berberi, pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës, Përgjegjës i Programit të Formimit Fillestar. 

Z. Vangjel Kosta, pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës, Përgjegjës i Programit të Formimit Vazhdues. 

Lehtësues

Znj. Borana Mustafaraj, Drejtore e Drejtorisë së Formimit Profesional në Shkollën e Magjistraturës.  

Qëllimi i këtij trajnimi janë sfidat që hasen në programin e trajnimit të trajnerëve, ndryshimet dhe fokusi në trajnimin e trajnerëve të rinj për vitin akademik 2026-2027. 

Metodologjia e trajnimit u ndërtua mbi kombinimin e prezantimeve tematike, diskutimit të orientuar dhe ushtrimeve praktike.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:

  • Kuadri konceptual dhe institucional i metodologjisë së zhvillimit të aktiviteteve trajnuese. Mënyra e formimit të një aktiviteti trajnues, standardi i kërkuar, ndërveprimin me kolegët, ndërveprimin me shkollën, etj.

  • Rëndësia e vlerësimit të trajnimeve, rolit të ekspertëve dhe lehtësuesve, i koordinatorëve, si dhe rëndësia që duhet ti jepet ndërlidhjes mes temave brenda një moduli.

  • Konceptet mbi strukturë n dhe metodologjinë e zhvillimit të një aktiviteti trajnues. Unifikimi i praktikave dhe standarteve për zhvillimin e aktiviteteve trajnuese.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.

← Kthehu te lista