
Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizoi në datë 27 Shkurt 2024 aktivitetin trajnues me temë:
“Kontrolli konventor dhe kushtetues nga gjyqtari i juridiksionit të zakonshëm: Roli i gjyqtarit të zakonshëm për zbatimin e drejtpërdrejtë të standardeve konventore dhe kushtetuese, të jurisprudencës së GJEDNJ-së dhe të GJK-së; autoriteti detyrues dhe bindës në jurisprudencën e GJEDNJ-së dhe të GJK-së; arsyetimi në vendimet gjyqësore dhe interpretimi pajtues; elementet dhe arsyetimi i balancuar; Kontrolli nëpërmjet interpretimit pajtues; Kontrolli nëpërmjet vënies në lëvizje të gjykimit kushtetues; kushtet, kriteret dhe efektet e tij në garantimin e shtetit”
Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:
Ekspert: Z. Sokol Sadushi
Lehtësues: Z. Adrian Shega
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues është të analizojë kontrollin konventor dhe kushtetues nga gjyqtari i juridiksionit të zakonshëm, rolin e gjyqtarit të zakonshëm për zbatimin e drejtpërdrejtë të standardeve konventore dhe kushtetuese të jurisprudencës së GJEDNJ-së dhe të GJK-së, autoritetin detyrues dhe bindës në jurisprudencën e GJEDNJ-së dhe të GJK-së, arsyetimin në vendimet gjyqësore dhe interpretimin pajtues, elementet dhe arsyetimin e balancuar, kontrollin nëpërmjet interpretimit pajtues, kontrollin nëpërmjet vënies në lëvizje të gjykimit kushtetues, kushtet, kriteret dhe efektet e tij në garantimin e shtetit.
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:
- Zbatimi dretpërdrejtë i kushtetutës;
- Paligjshmëria si pakushtetutshmëri;
- Roli i gjyqtarit të zakonshëm;
- Kontrolli i konvencionalitetit të ligjeve;
- Kontrolli i aktit nënligjor normativ;
- Akti normativ mes dy juridiksioneve;
- Akti normativ ndërmjet juridiksionit të Gjykatës Administrative të Apelit dhe Gjykatës Kushtetuese;
- Koncepti i kontrollit kushtetues nga gjykatat;
- Kushtet për të inicuar kontrollin;
- Raste praktike.



