Sot më datë 20.02.2017, u mblodh Këshilli Pedagogjik i Shkollës së Magjistraturës i thirrur nga Drejtori I Shkollës së Magjistraturës, në zbatim të neneve 42 dhe 140 të Ligjit 115/2016 “ Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” për përzgjedhjen nëpërmjet votimit nga trupa e pedagogëve të Shkollës së Magjistraturës, të kandidatëve për anëtarë të KLGJ dhe KLP.

Procesi i votimit ishte i hapur dhe në të morën pjesë 14 anëtarë të Këshillit Pedagogjik me të drejtë vote dhe një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, si vëzhgues për ndjekjen e këtij procesi.

Komisioni i Votimit i zgjedhur me short nga rradhët e anëtarëve të Këshillit Pedagogjik shpalli rezultatin e votimit si më poshtë:

Z. Ilir Panda shpallet fitues, si kandidat për anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Znj. Alma Faskaj (Vokopola) shpallet fituese, si kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

← Kthehu te lista