Në kuadër të bashkëpunimit me Akademinë e Drejtësisë së Turqisë dhe Akademinë e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Shkolla e Magjistraturës mori pjesë me përfaqësuesit e saj në “Programin Ndërkombëtar Tajnues mbi Çështjet Bashkëkohore në Ligjin për të Drejtat e Njeriut dhe në Konkursin e Prezantimit”, i cili zhvillohet në datat 22-24 Maj 2024, në Shkup,  Maqedonia e Veriut.

 

Qëllimet e aktivitetit: 

  1. Organizimi i një konkursi me prezantime për kandidatët për magjistratë në lidhje me një çështje gjyqësore nga jurisprudenca e GJEDNJ-së që lidhen me vendin pjesëmarrës.
  2. Ofrimi i një seminari interaktiv për cështje të kohës për të drejtat e njeriut, me synimin e forcimit të njohurive, aftësive dhe përvojës së kandidatëve për magjistratë në fushën e të drejtave të njeriut.
  3. Sigurimi i një mjedisi produktiv në marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të trajnimit gjyqësor të rajonit.
  4. Shkëmbimi i përvojave të mira dhe krijimi i hapësirave të reja për bashkëpunime ndërmjet institucioneve gjyqësore.

Gjatë aktivitetit:  

  • Delegacioni përfaqësues i Shkollës së Magjistraturës realizoi prezantimin e “ Deprived of liberty, but not deprived of the right to live and human treatment”.
  • U ofruan informacion dhe u trajtuan cështje sipas zhvillimeve më të fundit në fushën e të Drejtave të Njeriut.
  • U trajtuan cështje si të drejtat e njeriut dhe inteligjenca artificiale, të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e mjedisit, etj. 

 

Në aktivitetet trajnuese u përdorën metoda të kombinuara të prezantimit me power point, diskutimet e pyetjeve, prezantim shembujsh praktikë, që e bënë edhe më shumë interaktive dinamikën e aktivitetit.

← Kthehu te lista