Seminar:  "Metodologjia dhe parimet për hartimin e provimit të pranimit për gjyqtarë, prokurorë dhe këshilltarë/ndihmësi ligjorë bazuar në parimet dhe modelet më të mira të BE-së dhe në modelet e akademisë gjyqësore në të gjithë Evropën".

Në kuadër të bashkëpunimit të Shkollës së Magjistraturës me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, po realizohet një seminar dy ditor, në datat 1 – 2 mars 2023, me ekspertë nga BE në mbështetje të procesit të rishikimit të tezave të provimit të pranimit.  

Qëllimi i këtij seminari është të diskutojë format ekzistuese të provimit të pranimit dhe të vlerësojë mundësinë e ndryshimit të disa elementeve të tij me qëllim që të fokusohet më shumë në arsyetim dhe aftësi, dhe të sigurojë një ekuilibër të drejtë midis sigurimit të më shumë kandidatëve me cilësitë dhe aftësitë e duhura profesionale për tu bërë gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm. Duke pasur parasysh përvojën e madhe evropiane të edukimit juridik në këtë fushë, ky seminar synon që të mundësojë një diskutim të hapur dhe dinamik ndërmjet ekspertëve dhe pedagogëve të Shkollës së Magjistraturës në mënyrë që përvojat më të mira të shkëmbehen dhe pasqyrohen në këtë proces.

← Kthehu te lista