Në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar me Akademinë e Drejtësisë së Kosovës, në datën 20 Tetor 2023, me ftesë të Akademisë së Drejtësisë së Kosovës, Drejtori Shkollës së Magjistraturës, z. Arben Rakipi dhe një grup gjyqtarësh të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, morën pjesë në një aktivitet trajnues të përbashkët të gjyqtarëve Kosovë&Shqipëri me tematikë “Praktika Gjyqësore në çështjet administrative: vështrim krahasues lidhur me standardet dhe praktikën në vendet respektive”.

Aktiviteti u përqëndrua në detaje tek praktika gjyqësore në cështjet administrative në Kosovë, ndjekur nga praktika gjyqësore në cështjet administrative në Shqipëri. Në të dy trajtesat u parashtruan tradia dhe praktika aktuale e trajtesave në të dy vendet tona. Secila tematikë u shoqërua me diskutime dhe debate përsa i takon praktikave gjyqësore të vendeve dhe problemeve të hasura. 

Aktiviteti një ditor i trajnimit shënon vijimin e realizimit të aktiviteteve trajnuese të përbashkëta, të cilët të fokusohen në formimin e vazhduar profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve të të dy vendeve për tematika me interes të përbashkët. 

← Kthehu te lista