Në kuadër të Programit të Formimit Fillestar Shkolla e Magjistraturës organizoi më datë 5 – 6 Mars 2024 aktivitetin trajnues me temë: 

“Metodologjia e mentorimit dhe vlerësimit të kandidatëve për magjistratë në Praktikën Profesionale Roli i Mentorëve në Trajnimin e Magjistratëve.”

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspert: Sokol Berberi

Ekspert: Arben Isaraj

Lehtësues: Aida Bushati

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues është përmirësimi i mëtejshëm i metodave të mentorimit. çfarë roli duhet të ketë mentori në këtë proces të rëndësishëm. Mënyrat sa më efektive në vlerësimin përfundimtar të tyre. 

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Korniza ligjore, detyrat e mentorëve dhe zbatimi praktik. 
  • Mbi procesin e mentorimit dhe zhvillimit të kompetencave të kandidatëve.
  • Evidentimi i praktikave më të mira.
  • Përcaktimi dhe shpjegimi i indikatorëve të vlerësimit, vlerësimi i kandidatëve.

 

← Kthehu te lista