Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me Komitetit Hollandez të Helsinkit, janë duke zhvilluar online nëpërmjet teknikës Zoom Meeting, aktivitetin trajnues me teme: "Të drejtat e komunitetit LGBTI".
Gjatë këtij trajnimi do të trajtohet tema të ndryshme si:
1. Standardet kombëtare, Evropiane dhe ndërkombëtare, krimet e urrejtjes;
2. Legjislacioni shqiptar: vështrim i përgjithshëm dhe vështirësitë;
3. Roli i policisë, prokurorisë, gjyqësorit dhe avokatëve. Roli i viktimës dhe të paditurit, duke përfshirë pjesëmarrjen e OJQ, kompensimi dhe rikuperimi;
4. Raste praktike dhe si shkojnë ato në gjykatë, etj.

Ekspertë ShM: Arta Mandro
Lehtësuese ShM: Arnisa Këlliçi

← Kthehu te lista