23-25 Mars 2022

Në kuadër të bashkëpunimit me Këshillin e Lartë të Magjistraturës të Italisë dhe projektit “Mbështetje për Shkollën e Magjistraturës Shqiptare në kuadër të procesit të Reformës Kushtetuese”, realizohet një vizitë e një delegacionit të Shkollës së Magjistraturës, i përbërë nga Drejtori i Shkollës, Z. Arben Rakipi, dhe pedagogët M.Semini, S.Berberi, D.Kore dhe V.Kosta në Shkollën Italiane të Magjistraturës, në Këshillin e Lartë të Magjistraturës dhe në Gjykatën e Kasacionit. Qëllimi i vizitës është lidhja e marrëveshjes së bashkëpunimit me Shkollën Italiane dhe vijimi i mbështetjes për Shkollën e Magjistraturës në realizimin e aktiviteteve objekt i marrëveshjes dhe projektit.

Gjatë vizitës është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit me Shkollën Italiane të Magjistraturës si dhe zhvillohen takime me Këshilin Drejtues të Shkollës Italiane, me Komitetin Drejtues të Projektit, me Këshillin e Lartë të Magjistraturës së Italisë si dhe takim me Presidentin e parë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe komponentët e formimit të decentralizuar pranë Gjykatës së Kasacionit. 

Gjatë vizitës janë diskutuar dhe konkluduar format dhe drejtimet e mundshme të mëtejshme të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona.

← Kthehu te lista