Shkolla e Magjistraturës shpreh tronditjen e thellë për lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, z. Astrit Kalaja si pasojë e krimit të kobshëm të kryer ndaj Tij në krye të detyrës! Ky krim i mori jetën gjyqtarit të respektuar, kolegut me integritet të lartë moral dhe profesional, njeriut me vlera të larta njerëzore dhe cënoi rëndë sistemin gjyqësor në Shqipëri!
Institucionet shtetërore duhet të marrin çdo masë që gjyqtarët dhe prokurorët të jenë të pavarur, të ndjehen të sigurtë, të mbrojtur dhe të respektuar! Çdo sulm apo koment që cënon figurën e magjistratit sjell pasoja të rënda dhe të pakthyeshme!
Shprehim ngushëllime të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët!
Stafi akademik i Shkollës së Magjistraturës
