
Shkolla e Magjistraturës
Lënda: Njoftim për përfundimin e procedurës për vlerësimin paraprak “Për ngritje në detyrë”, për konkursin “Përgjegjës i Sektorit të Financës”, me kandidatë.
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015,“Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” njoftojmë përfundimin e procedurës për “Ngritje në detyrë”, për konkursin “1 (një) vend vakant për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Financës”, si më poshtë:
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Financës”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftim, të datës 12.09.2018, është: znj. Alketa Havari. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidatja i plotëson kushtet për ngritje në detyrë dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, Kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në detyrë”, kjo procedurë mbyllet me 1 (një) kandidaturë të vlefshme pas procedurës së vlerësimit paraprak që është:
- Znj. Alketa Havari
Njoftojmë se, data, vendi dhe ora ku do të zhvillohet konkurrimi do të shpallet pas datës 4.10.2018. Për të marrë këtë informacion, kandidati duhet të vizitojë në mënyrë të vazhdueshme faqen e internetit të Shkollës së Magjistraturës.
Kandidati i mësipërm konsiderohet i vlefshëm për këtë procedurë.
