Lënda: Njoftim për verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për procedurën “Ngritje në detyrë”, për konkursin “Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar”, me kandidatë.

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar; si dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015,“Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, njoftojmë përfundimin e procedurës për “Ngritje në detyrë”, për konkursin “1 (një) vend vakant për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar”, si më poshtë: 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftim, të datës 28.10.2020, është: znj. Iris Xhanaj dhe z. Rinald Pacara. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidatët i plotësojnë kushtet për konkuruar për ngritje në detyrë dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, Kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në detyrë”, kjo procedurë mbyllet me 2 (dy) kandidatura të vlefshme pas procedurës së vlerësimit paraprak që janë:

 

  1.  Iris Xhanaj
  2. Rinald Pacara

Kandidaturat e mësipërme konsiderohen të vlefshme për këtë procedurë.

Vini re: Për të marrë informacion mbi datën dhe orën e zhvillimit të testimit (me shkrim), kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës.

← Kthehu te lista