Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar - Lloji i diplomës "Ekonomi", “Drejtësi” etj. Niveli minimal i diplomës "Master Shkencor"

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:

 

  1. Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar - Kategoria: III-a

 

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË ) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
 

26/12/2021

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

LËVIZJE PARALELE

 

31/12/2021

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

NGRITJE NË DETYRË

← Kthehu te lista