
Në mbështetje të nenit 251, pika 3, dhe të nenit 275, pika 4, të ligjit nr. nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” (i ndryshuar); të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), si dhe të akteve nënligjore në fuqi, Shkolla e Magjistraturës, shpall procedurat e konkurrimit për vendet e lira:
1 (një) vend vakant Sekretar titullari
1. Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin është: Zbatimi i ligjeve, vendimeve e detyrave të përcaktuara në Rregulloren e Shkollës së Magjistraturës; organizimi dhe shfrytëzimi i të gjitha burimeve për realizimin e detyrave të ngarkuara nga Drejtori.
2. Kriteret për aplikim:
- Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë i/e aftë për punë;
- Të mos jetë i dënuar penalisht me një vendim gjykate të formës së prerë;
- Të gëzojë integritet moral dhe profesional dhe të mos jetë marrë ndaj tij/saj, masë disiplinore për cënim të rregullave të etikës.
3. Dokumentacioni i kërkuar për t’u paraqitur:
- Kёrkesё pёr vendin vakant;
- Jetëshkrim;
- Fotokopje të diplomës dhe listёs sё notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), nёse ka;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Dëshmi penaliteti (pranohen edhe dëshmitë e penalitetit të shkarkuara nga portali qeveritar e-albania);
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet
pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
4. Kualifikimet e kërkuara:
a) Të këtë diplomë universitare në këto fusha: drejtësi, shkenca komunikimi, shkenca sociale, gazetari, gjuhë-letërsi, marrëdhënie me publikun, gjuhë e huaj etj.
b) Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj (radha e preferencës anglisht, frëngjisht etj.).
c) Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
5. Mënyra dhe afatet e dorëzimit: Kandidatët e interesuar për këtë vend vakant duhet të dorëzojnë dokumentacionin pranë zyrës së protokollit të Shkollës së Magjistraturës, adresa: Shkolla e Magjistraturës, Rruga “Ana Komnena”, godina e Polit të Drejtësisë, Tiranë, brenda datës 14 shkurt 2023.
6. Mënyra e përzgjedhjes: Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta në lidhje me njohuritë, aftësitë dhe kompentencën në lidhje me punën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen me telefon apo email (nëse kanë), për datën dhe orën e zhvillimit të intervistës.
