Shkolla e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë bën thirrje për pedagog të jashtëm dhe specialist në Programet e Formimit Profesional pranë Shkollës së Magjistraturës.

Ftohen magjistratët dhe persona të tjerë të interesuar, për të aplikuar si pedagog të jashtëm dhe specialistë në Programet e Formimit Profesional. Kriteret e përzgjedhjes për pozicionin e pedagogut të jashtëm/specialistë janë përcaktuar, në nenin 264 të Ligjit nr. 115/2016 «Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë », si dhe në aneksin 11 të Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës të miratuar nga Këshilli Drejtues.

Për shkak të plotësimit të nevojave për pedagog dhe specialist në programet fillestare dhe vazhduese të Shkollës, që lidhen me direktivat e BE si edhe me procesin e negociatave, në të cilat tashmë gjendet vendi ynë, veçanërisht jemi të interesuar për lëndët: E Drejtë Penale Europiane, E Drejtë e Mjedisit, Aftësitë e prokurorit për të paraqitur një çështje në gjykatë, I mituri dhe Viktima, E Drejtën Ndërkombëtare Private, E Drejtë tatimore dhe Doganore, Etika profesionale. 

Kandidatet aplikant duhet të paraqesin pranë sekretarisë së Shkollës së Magjistraturës, kërkesën e tyre dhe dokumentat, bazuar në aneksin 11 të Rregullores Brendshme,  për të mundësuar fillimin e procedurës që akti rregullator kërkon të përmbushet prej tyre.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është deri në datën 20.8.2023.

← Kthehu te lista